PSG mori këtë verë yjet e futbollit, ku kryefjalë natyrisht ishte Lionel Messi. Përveç pritjes madhështore dhe një mbrëmje dedikimi në “Parc de Prince”, klubi i ka nderuar edhe me një çmim tjetër.
Messi, Di Maria dhe Paredes u nderuan me një trofe simbolik për triumfin në Copa America me Argjentinën. Një trofe që lojtarët në fjalë e morën për herë të parë dhe kjo falë paraqitjes së shkëlqyer së treshes së PSG-së.
Gjithashtu, klubi parizien nderoi edhe dy kampionët e Evropës, Marco Verrati dhe Gianluigi Donnarumma. Ky i fundit ishte heroi i vërtetë në finale me pritjen e penalltive ndaj anglezëve. Jo më kot UEFA e zgjodhi më të mirin e Evropianit.
🏆🏆
🇦🇷 𝐂𝐨𝐩𝐚 𝐀𝐦𝐞́𝐫𝐢𝐜𝐚 2021
🇮🇹 𝙴𝚞𝚛𝚘 2020 pic.twitter.com/k3EiGkV2XK— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 24, 2021