MENU
klinika

“Në një moment ne do të duhet të fillojmë të..."

Varianti Delta vuri në dyshim edhe strategjinë e Zelandës së Re

24.08.2021 - 20:12

Ardhja e variantit shumë infektues Delta “ngre disa pyetje të mëdha” në lidhje me përgjigjen e Zelandës së Re ndaj pandemisë, tha një ministër.

Ministri i Reagimit ndaj Covid-19 Chris Hipkins tha se varianti “ndryshon lojën në mënyrë të konsiderueshme” dhe i bën mbrojtjet ekzistuese “të duken më pak të përshtatshme”.

Deklarata vjen ndërsa vendi njoftoi 21 raste të tjera të konfirmuara në shpërthimin e fundit të virusit.

Zelanda e Re i kishte shuar shpërthimet e mëparshme të Covid me bllokime të shpejta dhe të rrepta.

Vendi u vlerësua për përpjekjet e tij, të cilat në mënyrë efektive ndaluan përhapjen e virusit. Kryeministrja Jacinda Ardern i është referuar vazhdimisht Zelandës së Re si “ekipi ynë prej pesë milionësh”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka pasur 3,016 raste të konfirmuara në vend, dhe 26 vdekje të raportuara.

Por autoritetet kohët e fundit njoftuan një bllokim të menjëhershëm pasi një burrë rezultoi pozitiv në Auckland me variantin Delta.

Tani janë 72 raste aktive. Shtatë shkolla në qytet kanë raportuar raste pozitive midis studentëve, dhe vendi ka njoftuar gjithashtu gjashtë infeksione në kryeqytetin, Uellington.

Zyrtarët tani po paralajmërojnë se me siguri do të zgjasin bllokimin e Auckland, i cili do të përfundojë të martën.

Duke folur për mediat të dielën, Hipkins tha se eliminimi i virusit brenda Zelandës së Re mbetej ende qëllimi i qeverisë.

“Megjithatë realiteti është se një virus që mund të jetë infektues brenda 24 orëve nga marrja e që ndryshon lojën në mënyrë të konsiderueshme,” tha ai.

“Kjo do të thotë që të gjitha mbrojtjet tona ekzistuese … fillojnë të duken më pak të përshtatshme dhe më pak të fuqishme,” tha ai, duke shtuar se kjo ngre “disa pyetje mjaft të mëdha në lidhje me atë që është e ardhmja afatgjatë e planeve tona”.

“Në një moment ne do të duhet të fillojmë të jemi më të hapur në të ardhmen.” / bota.al