25.08.2021 - 08:00
Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin COVID-19 nën kontroll deri në fillim të vitit të ardhshëm nëse rritet ritmi i vaksinimit, tha Dr, Anthony Fauci, pasi kompania Pfizer mori miratimin e plotë të FDA-së për vaksinën e saj.
Dr. Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha në disa intervista dhe një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se miratimi i plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën Pfizer-BioNTech hap rrugën për vaksinimin e më shumë njerëzve. Miratimi i plotë për vaksinën Moderna pritet në javët e ardhshme dhe autorizimi i vaksinimit për fëmijët më të vegjël deri në vjeshtë.