Kosova është tronditur nga vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani, që dyshohet se është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti. Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e vajzës nga Ferizaj, që u dërgua të dielën mbrëma pa shenja jete në urgjencën e qytetit. Krivaqa është arrestuar ditën e sotme, ndërsa Arbër Sejdiu, një tjetër i dyshuar, u vu në pranga dy ditë më parë.
Kanë qenë të shumtë personazhet publikë që kanë reaguar për rastin në fjalë.
E fundit ka qenë reperja Tayna. Duke marrë shkas nga ngjarja, këngëtarja ka dhënë një mesazh të fortë, ku shkruan: “Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok! Me u kthy në shpi të vet është ok! Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa! Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON! Mësojuni lirinë! Çikës lejani derën çelë e krahët hapur.”
Moderatorja Fjoralba Ponari po ashtu ka postuar të njëjtin mesazh në Instagram-in e saj.
Reperi Gold Ag, bëri dje një reagim të gjatë, ku shprehej se në ditët e sotme është shumë e vështirë të rrisësh një vajzë.
Këngëtarja Gjira Kajtazi, në një status në InstaStory, shkruan se dhunën e ka parë me sytë e saj në rrugët e Prishtinës.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet e politikanëve kosovarë, për ngjarjen makabër, që nuk është rasti i parë i tillë, e s’do të jetë as i fundit, fatkeqësisht.