MENU
klinika

Amerika i braktisi

Liderët e G7: Detyrë morale të ndihmojmë qytetarët afganë

25.08.2021 - 10:56

Pavarësisht thirrjeve të aleatëve për të zgjatur operacionin e evakuimit nga Afganistani përtej fundit të muajit, presidenti amerikan Joe Biden tha në një fjalim mbrëmjen e së martës, se Shtetet e Bashkuara do ti përmbaheshin afatit të 31 gushtit.

“Jemi drejt përmbushjes së objektivit për të përfunduar misionin në 31 gusht. Sa më shpejt të mbarojmë aq më mirë. Çdo ditë sjell rreziqe të shtuara për trupat tanë. Por përfundimi I misionit në 31 gusht varet nga fakti nëse talebanët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë duke lejuar aksesin në aeroport për ata që ne do të nxjerrim nga vendi.”

Biden foli pasi liderët e G7-tës diskutuan për krizën në Afganistan gjatë një takimi virtual të organizuar nga Britania e Madhe. Aleatët i kërkuan presidentit amerikan të lejojë trupat përtej 31 gushtit. Në ndryshim nga Biden, kryeministri britanik theksoi se vendi I tij do të vazhdonte evakuimet deri në momentin e fundit.

Liderët arritën një marrëveshje unanime lidhur me qasjen ndaj talebanëve, duke theksuar se do të reagojnë në varësi të sjelljes së tyre.

“U dakordësuam të gjithë se askush nuk do ta marrë si të mirëqënë fjalën e talebanëve. Do të gjykojmë në varesi të veprimeve te tyre dhe do të jemi në koordinim për cdo hap që do të ndërmarrim.”, tha Biden.

Teksa u kërkoi talebanëve të garantonin kalimin e sigurtë të shtetasve që do të evakuoheshin, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se liderët e G7- s ishin ne një mendje, se e kishin detyr♪ morale të ndihmonin popullin afgan.

“U dakordësuam të gjithë se është detyra jonë morale të ndihmojmë popullin afgan dhe të sigurojmë sa më shumë mëbshtetje nëse kushtet na e lejojnë.”

Më herët gjatë se martës, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se grupi nuk do të mbështeste një zgjatje të operacionit të evakuimit dhe se afganët nuk do të lejoheshin të shkonin në aeroport për shkak të situatës atje. Grave ju kërkua të mos shkojnë në punë për momentin, deri sa të garantohej siguria e tyrie, siç pohoi zëdhënësi I militanteve.

REMOTE_ADDR:[]