MENU
klinika

Situata e portugezit

Cristiano Ronaldo braktis stërvitjen në mes

25.08.2021 - 14:39

Shtohen akoma më shumë dilemat rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos. Pasi e filloi ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri në Udine nga stoli, Cristiano Ronaldo gjithashtu mund të humbasë ndeshjen e dytë të Juves në Serie A, atë kundër Empolit të Andreazzolit.

Portugezi, rreth të cilit në orët e fundit janë ngritur shumë hipoteza joreale për largimin nga bardhezinjtë, në fakt ka anashkaluar pjesën e dytë të stërvitjes së sotme, atë të ndeshjes në fushë.

Pra, e ka zvogëluar kohën e trajnimit për shkak të një goditjeje që mori në krah gjatë një duluftimi loje me Alex Sandro. I shoqëruar nga një anëtar i stafit jashtë fushës, CR7 arriti në dhomat e zhveshjes para shokëve të tij të skuadrës.

Në orët e ardhshme do t’iu nënshtrohet kontrolleve të nevojshme për të vlerësuar shkallën e goditjes së pësuar dhe për këtë arsye praninë ose jo kundër Empolit. Njëkohësisht, ka shumë hamendësime që i referohen një largimi të tij dhe dëmtimi është thjesht gjetje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin