MENU
klinika

"Po të shkelet ligji hyn"

Spartak Ngjela i sigurt: Ja pse Berisha s’hyn dot në parlament

25.08.2021 - 15:47

Avokati Spartak Ngjela shpehet i sigurt se Sali Berisha nuk do të hyjë në parlament.

Sipas tij ish-kryeministrin e ndalon ligji i dekriminalizimit. Ai tha që Berisha të hyjë në parlament duket ta lejojë KQZ dhe më pas Komisioni i mandateve në parlament. Ndër të tjera ia tha se Berisha mund të futet në parlament vetëm nëse e lë Rama.

‘Kush është non-grata në Amerikë nuk futet në parlament. Po të shkelet ligji hyn. Jemi dakord që ka një ligj që nuk e lejon. Pika 2 e nenit 2, bile është pika 2 dhe ka nënpikat. Non-grata në Amerikë, i dëbuar për cënim të interesit kombëtar. A ishte kështu motivi i aktit të DASH? Do hyjë thua, po si do hyjë? Do shkosh tek KQZ, që të marrë emër për emër mandatet.

Shumicën në KQZ e kanë socialistët. Nuk e kalon. Do shkojë në komisionin e mandateve. Ka procedurë shumë të rreptë. Pas kësaj, vjen komision i mandateve në Kuvend që del me vendim dhe nuk e pranon.

Edhe në komision janë shumica socialistë. Nuk hyn dot, hyn vetëm në një rast, nëse e lejon Rama. Berisha e ka bërë ligjin e dekriminalizimit. Po je nongrata në BE e Amerikë nuk hyn, mbaron loja. Këta donin që me ligjin e dekriminalizimit të fitonin ndaj Ramës, dhe fituan. Por këta e lejuan” tha Ngjela për “news24”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për qeverinë e re të shohim ministrat, janë anonimë"

Spartak Ngjela: Berisha nuk hyn dot në parlament, vetëm nëse e lejon Rama