Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar takim me ministrat e mbrojtjes dhe të brendshëm, Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi këtë të mërkurë lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE ka shprehur mirënjohjen ndaj vendit tonë për gatishmërinë e shprehur për strehimin e afganëve.
Kreu i delegacionit të BE-së thotë se është diskutuar përgatitja e strukturave shtetërore shqiptare për të pritur refugjatët.
“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhacka dhe Bledi Çuçi në Shqipëri. Unë përsërita lavdërimin nga BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë.
Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet”, shkruan Soreca.