Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, njoftoi lamtumirën e tij në fund të kontratës, pas dy sezonesh. Pra, në verën e vitit 2023, ai do të jetë i lirë dhe do të shikojë për një tjetër ekip.
“Hapi tjetër do të jetë një ekip kombëtar. Por së pari, pas shtatë vjetësh te Manchester City, do të më duhet të pushoj pak, qëndroj i qetë, të studioj. Pastaj do të doja të stërvisja në Kampionatin Evropian, në Kupën e Amerikës ose në Kupën e Botës” – u shpreh Guardiola.
Një fund, për ëndrrat e lavdisë së atyre që do ta dëshironin atë në stolin e një klubi tjetër: Guardiola me siguri do ta shohim trajner të një ekipi kombëtar në Euro 2024. Cili ekip mund të jetë? Asnjë nuk mund ta parashikojë për momentin, as vetë Guardiola…