MENU
klinika

Kupola qeverisëse

Kush janë udhëheqësit e talebanëve?

26.08.2021 - 08:51

Kupola qeverisëse e talebaëve ka qenë gjithmonë një mister.

Por pas marrjes së kontrollit të tyre mbi Afganistanit, talebanët po formojnë qeverinë e re, me premtime për të rrënjosur në vend një reformë tjetër, ndryshe nga qeverisja e mëparshme.

Megjithatë, po t’i hedhësh një sy liderëve kryesorë të tyre, vë re se ata mund të pasqyrojnë regjimin e 20 viteve më parë, kohë kur kanë qenë për herë të fundit në pushtet.

Grupi udhëhiqet nga Haibatullah Akhundzada, një klerik i lartë fetar në të 50 -at e tij, i cili u emërua shef pasi një sulmi ajror amerikan ku dhe vrau paraardhësin e tij në 2016.

 

 

Me origjinë nga zemra talebane e Spin Boldak, në provincën jugore Kandahar, ai ishte i përfshirë në muxhahedinët – ose lufta e shenjtë islame – kundër pushtimit sovjetik në vitet 1980, dhe u emërua si udhëheqës i çështjeve të xhihadit në vitin 2001.

Zëvendësi i tij, Abdul Ghani Baradar, ishte një anëtar i shquar i regjimit talebanë kur ishte në pushtet për herë të fundit dhe si kreu i komitetit politik të grupit është aktualisht një nga udhëheqësit më publikë të militantëve. Baradar mbërriti në Afganistan pas një mërgimi 20-vjeçar javën e kaluar.

Këtu keni një vështrim se çfarë tjetër dimë për figurat kryesore dhe si funksionon struktura e fuqisë së talebanëve.

  • foto galeri