MENU
klinika

Dëshmia e mjekut në seancën gjyqësore

“Dardan Krivaqa vuan nga depresioni”

26.08.2021 - 08:58

Gjykata e Ferizajt në Kosovë ka lënë në burg Dardan Krivaqën, autorin e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani.

Sipas mediave kosovare, në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, mjeku që e ka kontrolluar 29-vjeçarin, ka deklaruar se ai ka shfaqur shenja depresioni.

“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave narkotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për, Astrit Hoxha, mjeku që e kontrolloi Krivaqën.

Për Krivaqën është vendosur arrest me burg me afat një mujor deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë.

Prokurori i çështjes, Ibrahim Idrizi është shprehur se Krivaqa ka dhunuar në mënyrë mizore 18-vjeçaren për dy ditë me rradhë në banesën e tij derisa e reja ndërroi jetë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se 29-vjeçari ka një dosje voluminoze ku janë regjistruar të paktën 136 vepra penale.

Sipas tij, Krivaqa ka mundur t’i shpëtojë autoriteteve të drejtësisë pasi ka pasur mbrojtje nga persona të fuqishëm.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!