MENU
klinika

“Mos i mbyll gojën fëmijës me telefon”

Dafina Zeqiri ka një thirrje me rëndësi për të gjithë prindërit

26.08.2021 - 10:03

Përdorimi i rrjeteve sociale nga të miturit është kthyer në një shqetësim të vërtetë ditët e sotme. Shumë prej tyre që e përdorin bien pre e kurtheve të rrjeteve sociale dhe nuk ka asnjë kontroll nga prindërit. Ky fenomen ka shqetësuar edhe këngëtaren Dafina Zeqiri, që ju është drejtuar me një thirrje të gjithë prindërve.

“Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksik, për shkak të “rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke luajtur dhe socializuar me fëmijët e tjerë? Apo kur planifikon që të bësh një i thua vetes ‘Dafina ka me ma rrit/me ma eduku fëmijën përmes Instagramit’.

Në vend që t’ja mbyllësh gojën fëmijës me telefon, kape! Merru me të! Edukoje! Mësoje çfarë është e mira çfarë e keqja, sidomos si të sillet me një femër! Pikë!”, shkruan Dafina në një postim.

No description available.

Ditën e djeshme Dafina pati dhe një përplasje virtuale me ndjekësit e saj, pasi ajo u shfaq në një foto duke nxjerrë gishtin e mesit.

Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, i komentoi dikush këngëtares.

Dhe përgjigja nga Dafina nuk vonoi e madje ajo ju dha një mësim të mirë të gjithëve.

“A duhet të shpjegoj veten time tek ty apo tek ndonjë tjetër e dashur? Më lër të jetoj dhe bëji vetes një nder të madh e dashur, shko jeto jetën tënde dhe mos shiko punët e veprimet e të tjerëve. Jam shumë e lodhur nga njerëzit mendjengushtë si ti!”, u përgjigj ajo.