MENU
klinika

Nga Bajram Peçi

Shkretëtira e shqiptarëve

26.08.2021 - 10:23

Nga Bajram Peçi

Eh,…ç’titull?! Askujt s’do i shkonte ndërmend para disa vjetëve, t’i vinte një të tillë titull artikullit!

Ju kujton Dino Buzzatin, apo jo? Tenovela e tij ruajnë syçelët në kufi se mos vjen armiku (që s’erdhi kurrë), derisa thinjen. Te shkretëtira shqiptare ruajnë e ruajnë pa u lodhur, dikush tradhtarin, dikush marksistin apo mashtruesin, dikush më tej autokratin. Ja, tej në horizont dikush sheh të shfaqen shitësit e tokave.

Në mbrëmjen, që pushton kufirin, veshët dëgjohen të kapin tinguj luftarakë të “Kallashnikov”-it.

Hirësitë e tyrenukflasin. Edhe kur ka ndodhur (kohë e shkuar) që janë parë duke folur, më shumë janë shtirur, sepse dihet që i mbajnë mëri njëri-tjetrit. Për t’ju shpjeguar lexuesit, situata është shumë e thjeshtë:

dy kryeministrat e shteteve shqiptare, Edi Rama dhe Albin Kurti, të hidhëruar ndaj shoshoqit, kanë hedhur gjithë forcat e tyre në betejën idiote për të armiqësuar kombin. Dhe nuk u kanë shkuar huq orvatjet e deritanishme. Një luzmë e rrëmbyer fyerjesh të ndërsjellta përcillen në artikuj të çfarëdoshëm apo komente, ku helmi i bollshëm hidhet në media me synimin se në këtë betejë politike fitues do jetë idhulli i tyre.

Një varg i pafund qytetarësh andej e këtej kufirit reagojnë si ithtar e militantë fanatikë, herë si arbitra dhe herë si gjyqtarë. Por nuk është vështirë të shquash mes tyre spikatjen e individëve të përgjegjshëm, intelektualë, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, që në sherrin e tyre shohin dhe nuhatin jo vetëm cënimin e idealeve demokratike, por sidomos dëmtimin deri në thyerje të kauzës së përbashkët kombëtare.

Nisma në Berlin e platformës “Ballkani i hapur”, i quajtur minishengen ishte më së shumti shkëndija që ndezi zjarrin. Palët, të pozicionuara në qëndrime të kundërta, tashmë të armatosura mes tyre, i kanë hyrë një debati, njëlloj si t’i hynin detit në këmbë.

Këto debate kanë marrë tani, pas një sërë zhvillimesh, një domethënje të rrezikshme në historinë mes dy vëndeve të një kombi. Askush nuk është parë të tërhiqet. Nuk mund ta bëjnë këtë jo dhe aq për shkak të bindjeve në parimet (sipas tyre) që mbrojnë, por se nuk i lë egoja. Të qenët të dy gjithnjë të rrethuar nga sahanlëpirsa e lajkatarë ndikon shumë në forcimin e koracës së egos.

Kjo që ndodh mes tyre është një grindje, që nuk dëmton ata si persona, por dëmton kombin. Ata, po t’i pyesësh, do thonë: jo nuk është grindje, sepse fillimi i saj i duket secilit si e “vërteta”që mbrojnë. E ushqyen grindjen, si Edi Rama ashtu dhe Albin Kurti, me kokëfortësi, derisa zëmërimi e mëndjemadhësia shkretoi e forcoi kufijtë e pozitat.

Fitoret respektive cilësuese, i shoh si një nga shkaqet që i bën të fryhen dhet’i japin vetes krenari e arrogancë në vendim-marrje. Dihet se Rama, mes të tjerash, votohet për shkak të “gogolit” Berisha dhe partisë që ai la pas; Kurti u votua nga se partia e Thaçiti kish plotësuar ditët dhe ndërkombëtarët i kishin bërë gati dosjen e akuzave, ndërkohë që Lidhja Demokratike kish degraduar e do i duhet kohë të ringrihet.

As më bie ndërmend të jap këshilla e aq më pak të bëj “drejtësi”, të gjej si me thënë fajtorin. Gjithsesi, me kë kam bashkëbiseduar për këto rrethana paradoksale që janë krijuar, vlen të përmend që kemi ndarë mendimin se të dy palët janë përgjegjës. Nga këndvështrimi im, e bëj kryeministrin e Shqipërisë më shumë përgjegjës. Për çfarë? Ja se si:

– Për nxitimin foshnjërak në vendimmarrje, pa pyetur organin legjislativ (po pse jo dhe qeverinë), kur ju desh të futet menjëhere e rrëmbimthi në nismën “Ballkaniihapur”. Nuk po e përmend kryesinë dhe asamblenë e PS-së se atje nuk ndodhet kush të japë apo të hedhë një mendim ndryshe nga Rama;

-Për dhënjen e pëlqimit, pa biseduar me udhëheqjen e Kosovës, duke prishur kështu harmoninë dhe ritmin e ecjes. Për prishjen e këtij ritmi nuk vlen argumenti se “…nisma vinte nga Gjermania”dhe se Ballkani i hapur do shoqërohej nga miliarda euro.

Askush deri më sot nga pala shqiptare nuk ka dhënë shpjegime juridike se si do lëvizin qytetarët e Kosovës në Serbi, kur shteti i Serbisë nuk njeh dhe nuk lejon kalimin e askujt me dokumente të Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, kalimi i njerëzve dhe mallrave nga Serbia në Kosovë dihet se do kryhet pa probleme, duke i dhënë hapësirë preambulës kushtetuese të Serbisë se “Kosova është tokë serbe”?!

Te artikulli “Nga mosmarrëveshja në “luftë civile”, që kam botuar për këtë çështje para pak ditësh, një shoku im, Sokoli më shkruante se “Historia na ka mesuar se Kosova dhe Shqipëria ose zhvillohen sëbashku, ose fundosen sëbashku”. Kjo është e vërteta. Gjithë të tjerat që tjerr Rama me retorikën e tij, janë në mos përralla, hipokrizi.

Ndjehesh keq kur sheh se sa edhe më keq na “administrojnë” politikën dhe kombin këta përfaqësuesit tanë të popullit dhe vetiu mbushesh me mllef. Vite më parë, kur u njoha shkarazi me një figurë mitike, “Pepen”, ish presidentin e Uruguajit, Jose Mujika, nuk desha ta besoj, por, pasi u nxita të mësojmë shumë, kërkova dhe para meje u shpalos figura legjendare e njëpërfaqësuesi të vërtetë të popullit. Ky burrë i zoti, shtetar i aftë e i zgjuar, qëndroi gjatë si kryetar shteti dhe u largua nga posti ashtu siç kish ardhur. Pasuria e tij përbëhej nga po ajo strehë, një banesë e vjetër dhe një auto Volkswagen Beetle, prodhim i vitit 1987. Nga rroga e tij, prej 800 euro në muaj, shpenzonte jo më shumë se 100 dhe të tjerat ua shpërndante të varfërve. Këtë Volswagenin vjetërsirë ja kërkoi t’ja blinte një sheik arab për 1 milion dollar, por hoqi dorë kur mësoi, se po ta shiste, Pepe këtë shumë do ua shpërndante të varfërve.

Zot i madh, sa larg janë këta tanët nga ky ish president!

Dhe, që ta mbyll, besnikëria ndaj bindjeve që ka Rama me Kurtin, siç po i shohim, nuk i lejon të takohen (!?). Por ju, o zotërinj të nderuar, jeni të dënuar të takoheni, madje në këtë situate që pollët, mbase çdo javë. Çdo vonesë është si shiu mbas të korrave. Ju një ditë do ikni, ne do mbetemi, por nuk duam të mbetemi me të pëgërat tuaja nëpër këmbë. Pastroini sa më parë, takohuni!

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat