MENU
klinika

Nuk ka persona të lënduar nga ky aksident

Dy aksident në Lezhë, dyshohet se shkak u bë moti i keq

26.08.2021 - 10:43

Moti i keq duket se ka sjellë pasoja në rrugët e vendit.

Dy aksidentet raportohet se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Lezhë, shkak për të cilat dyshohet se është bërë lagështia në rrugë.

Aksidenti i parë u shënua në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës, ndërsa tjetri në pranë mbikalimit në Ishull të Lezhës .

Sipas të dhënave paraprake nuk ka persona të lënduar nga ky aksident.