Sot shihet si dita vendimtare për transferimin e Cristiano Ronaldos te Manchester City. Menaxheri i tij ka zbarkuar që mbrëmë në Torino dhe po diskutohen detajet.
Po cfarë nuk e kompleton këtë transferim? Raheem Sterling mund të jetë çelësi i kalimit të portugezit te Qytetarët. Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventus, por Manchester City nuk është i gatshëm ta paguajë asnjë cent për ta marrë atë nga Torino.
Në anën tjetër, Juve i dëshiron të paktën 25 milionë euro për portugezin. Megjithatë, ai nuk është problemi i vetëm për kalimin e Ronaldos në Premier League, sepse City dëshiron ta largojë Raheem Sterling para se ta afrojë Ronaldon.
Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, e ardhmja e sulmuesit anglez mund të jetë vendimtare për të ardhmen e 36-vjeçarit. Një marrëveshje shkëmbimi Ronaldo-Sterling nuk përmendet nga gazeta.
Barcelona ka treguar interesim për anësorin e kampionit anglez, prandaj, nëse Sterling kalon në Camp Nou, atëherë Ronaldo do t’i bashkohet Cityt. Por sërish duhet të gjendet formula e kalimit të Sterling, sepse ai kushton shumë.