MENU
klinika

Del kundër Macron

Michel Barnier shpall kandidaturën për president

28.08.2021 - 09:41

Ish-komisionieri i BE-së, Mishel Barnie, dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm i Francës.

Ai shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Ish-negociatori 70-vjeçar i BE-së për Brexit është deputet dhe anëtar i partisë republikane.

Unë mora vendimin për të qenë kandidat për zgjedhjet presidenciale në prillin e ardhshëm,” u shpreh Michel Barnier.

Kam ndërmend të jem president i një France të bashkuar , për të siguruar respekt për francezët dhe për Francën. ” ka vijuar më tej ai.

Politikani francez deklaroi se ai dëshiron të udhëheqë Francën në një kohën mjaft të vështirë përballë një botë të rrezikshme e të paqëndrueshme.

Ish -ministri i Zhak Shirak dhe Nicolas Sarkozy njihet për aftësitë dhe përvojën e tij si ish -Komisionerit Evropian, por se sa do të jenë shanset e tij përballë kreut aktual të shtetit, Emanuel Makron këtë do ta tregojnë zgjedhjet e 10 Prill 2022.

REMOTE_ADDR:[]