“Ishte kënaqësi të mësoja, të rritesha dhe të luaja me ju. Sot fillon një fazë e re në karrierën tuaj dhe ju urojmë gjithë të mirat! Shihemi së shpejti”. Kështu e përshëndet në rrjetet sociale Paulo Dybala në rrjetet sociale ish-bashkëlojtarin tani, Cristiano Ronaldo.
“Ne ndamë shumë momente dhe për mua ishte kënaqësi t’i jetoja ato pranë jush, – vijon mesazhi i Leonardo Bonucci. – Mentaliteti, profesionalizmi dhe dëshira për t’u përmirësuar janë mësimet që do të më lini mua dhe grupit. Fat të mbarë Cristiano në këtë aventurë të re!”
View this post on Instagram
“Ishte kënaqësi të kthehesha për të ndarë dhomën e zhveshjes dhe kohën e mire me ty, mik. Faleminderit ty dhe familjes tënde për trajtimin e bukur që më ke bërë. Të urojmë shumë fat në këtë aventurë të re. Një përqafim i madh, Cristiano”, – shkroi Alvaro Morata në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
“Ishte kënaqësi të luaja me ty, Cristiano, – shkroi Cuadrado, – Mësova shumë nga profesionalizmi dhe disiplina juaj.” Këto ishin mesazhet që spikatën më shumë nga futbollistët e Juventus.
View this post on Instagram