MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Artriti prek vetëm të moshuarit?

28.08.2021 - 10:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Artriti prek vetëm të moshuarit?

Mjeku: Edhe pse artriti është më i zakonshëm tek të moshuarit, ai mund të prekë njerëz të çdo moshe. Sipas disa studimeve u zbulua se mjekët kanë diagnostikuar artritin në 49.7% e të rriturve të moshës 65 vjeç e sipër. Dhe tek 30.3% e të rriturve të moshës 45-64. Po ashtu 7.3% e njerëzve të moshës 18-44 kishin një diagnozë të artritit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim