MENU
klinika

"Vijon vaksinimi anti-Covid"

Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021

28.08.2021 - 11:02

Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me procesin e vaksinimi anti-Covid në vend.

Lajmi u dha nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi nga afër procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore. Ajo bëri apel për të  rinjtë, studentët dhe çdo qytetar të vaksinohet sa më parë, për të mbrojtur shëndetin e tij dhe të tjerëve.