MENU
klinika

Studimi

Për mjekët ka dhe një sfidë tjetër, quhet Covid i gjatë e po bëhet problem madhor

28.08.2021 - 17:22

Covid-i i gjatë nuk është një fenomen i ri, por ai po kthehet në një problem gjithmonë e më shqetësues.

Studimi i fundit, i botuar nga një prej revistave më të rëndësishme në fushën e mjekësisë, tregon se simptomat që zgjasin edhe pasi një person e ka kaluar Covid-19-n, kuptohen pak nga ekspertët.

“The Lancet” shkruan se të kuptuarit e këtyre simptomave përbën “një sfidë për mjekësinë moderne me rëndësi parësore”, për një përgjigje të përshtatshme ndaj kësaj çështjeje.

Sipas revistës shërimi nga i ashtuquajturi “Covid-i i gjatë” mund të zgjasë më shumë se një vit. Simptomat përfshijnë “lodhje të vazhdueshme, gulçim, mjegullim të trurit dhe depresion”.

Në artikull thuhet se gjetja e përgjigjeve rreth misterit që paraqet “Covid-i i gjatë” do të kërkojë përdorimin e plotë të njohurive shkencore e mjekësore krahas ofrimit të një trajtimi me dhembshuri e shumë disiplinësh ndaj atyre që janë prekur nga sëmundja. SHBA-ja mbetet vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Mbi 38 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 633,000 kanë humbur jetën.