Është komentuar shumë se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e Berlinit, ku është thënë se pati një debat të ashpër midis ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Por a janë thënë vërtetë, çfarë ndodhi në Berlin?
“Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikime zyrtare me palë zyrtare” tha Haradinaj.
“Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo pakoicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po” tha ai.
Haradinaj pohon se nuk flet me kryeministrin e Shqipërisë, megjithatë e konsideron vëlla shqiptar, si konsideron do kryeministër të këtij vendi.
“Unë ka një kohë që nuk kam pas as takim, as diskutime dhe ndonjë temë të hapur me kryeministrin (Rama). Jam në opozitë prej një vit e ca. Jam me disa detyra të natyrave të tjera. E pashë se ai e kishte ndërlidhur në një rast, përvojën gjatë kohës që unë isha kryeministër, të komunikimeve të atëhershme, m’u duk e paarsyeshme. Kanë kaluar edhe kohë që atëherë, janë tema dhe rrethana të tjera.
E vërteta është që unë kam bërë kujdes në komunikim me të gjitha palët, njihem për një qasje të respektueshme me palët edhe kur nuk pajtoj. Por detyra ime në bazë të Kushtetutës së Kosovës është që të mbroja territorin, sovranitetin dhe interesat e Kosovës” tha ai.
Por a ka ndikuar retorika mes politikanëve në marrëdhënies me shqiptarëve? “I shoh të nxehta (raportet), por nëse bën me e shpjeguar, se 1.3 milionë kemi ardhur në Shqipëri nuk na ka penguar retorika e politikës sepse jemi një, familje.
Shqipëria jo vetëm destinacion për ne, por edhe ndjejë. Më vjen keq për retorikat politike të panevojshme. Goran Bregoviçi? Retorikë e panevojshme. Nuk e kuptoj përse po gabojmë, nuk besoj se duhet të ndahemi në ato që e duan dhe nuk e duan Shqipërinë. Jemi të gjithë shqiptarë” deklaroi ai.