MENU
klinika

Sulmi

Pesë raketa sulmojnë aeroportin e Kabulit

30.08.2021 - 12:21

5 raketa janë lëshuar drejt aeroportit të Kabulit ndërsa trupat amerikane përgatiten të tërhiqen nga Afganistani.

Ende mbetet e paqartë nëse të gjitha raketat janë shkatërruar dhe nuk është raportuar për viktima nga ky sulm. Mësohet se raketat kanë goditur lagjen Salim Karvan pranë aeroportit dhe janë pasuar me të shtëna armësh. Raportet e mediave afgane thanë se sulmi me raketa ishte montuar nga pjesa e pasme e një automjeti.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë arritur të evakuojnë mbi 117,000 njerëz të huaj dhe afganë nga aeroporti i Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e vendit.

Forcat amerikane tani janë të përqendruara për tu larguar nga vendi. Burime për CNN, thonë se raketat të cilat synonin aeroportin ka të ngjarë të jenë lëshuar nga ISIS-K, por se është shumë herët për ta ditur me siguri.

Bëhet me dije se kreu i Shtëpisë së Bardhë është informuar mbi sulmin.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden rikonfirmoi urdhrin e tij që komandantët të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur forcat amerikane që punojnë në terren.

Sulmi me raketa vjen vetëm disa ditë pasi dy sulme me bombë në aeroport vranë më shumë se 170 njerëz, përfshirë 13 anëtarë të shërbimit amerikan.