MENU
klinika

Situata në 6 vitet e fundit

Depozitat bankare u rritën!

30.08.2021 - 13:38

Depozitat bankare kanë shënuar nivelin më të lartë në këto gjashtë vitet e fundit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit korrik 2021 depozitat bankare u rritën me 8 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor të këtij viti.

Sipas BSH-së, vlera totale e depozitave arriti në 1.154 trilionë lekë me një rritje vjetore prej 9.3% ose në vlerë 99 miliardë lekë më shumë.

Rritja e depozitave po vazhdon të përqendrohet tek llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat.