MENU
klinika

Fjalët e Gerard Merdanit...

Biri për atin: Nuk do të kisha zgjedhur baba tjetër!

30.08.2021 - 13:54

        Ndarja nga jeta e artistit të mohuar e të përndjekur nga diktatura, preku zemrat e mbarë admiruesve dhe miqve. Këngëtari, la pas një karrierë të rinisur, me këngët që e kthyen menjëherë të susksesshëm. Por edhe jeta e tij private, do të ishte me fat. Krijoi familje dhe rriti një djalë të talentuar dhe edukuar, me zemër të butë si ati i tij, i nderuari Sherif Merdani.

“Nuk do të kisha zgjedhur kurrë një baba tjetër”. Kështu deklaron Gerard Merdani, djali i Sherif Merdanit. Artisi shumë i dashur nga shqiptarët ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 81-vjeçare.

I biri, çmoi dhe vlerësoi figurën atërore, por edhe Sherif Merdanin si këngëtar.

“Mund të ta përkufizoj me një fjali: S’do të kisha zgjedhur kurrë, baba tjetër.

Nuk e kam ndier diferencën e madhe të moshës, mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën, si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh.

Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe të mos u besoj kollaj, për atë që ka kaluar.

Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, të anës monetare dhe asaj shpirtërore. Jam plot mësime, nga babai im.

Ai, në fillim të daljes nga burgu, nuk e mendoi kurrë se jeta do t’i jepte edhe gati 32 vite të tjera. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë.

Muajt e fundit, nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private.

Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur, ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Simfonia e nënës’”, – tha ai.

Ditën e sotme, familjarë, të afërm, miq e dashamirës i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit Sherif Merdani, i cili vuajti 16 vite burg gjatë regjimit komunist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lamtumirë, Sherif Merdani!

A shuhet, Zëri që burgosin diktaturat?..