MENU
klinika

Pezullohen punonjësit e pavaksinuar

Situata e COVID-19, Greqia me “dorë të hekurt”

30.08.2021 - 14:46

Greqia ka vendosur masa strikte për të vaksinuarit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19. Përfaqësuesi i qeverisë, Giannis Oikonomou, tha se arma për të ndaluar pandeminë është vaksinimi.

Ai theksoi gjithashtu, se duke nisur nga 1 shtatori, mjekët e pavaksinuar do të pezullohen nga puna.

“Ne po përdorim të gjitha mënyrat, çdo propozim dhe ide të frytshme me qëllim që të bindim dhe të inkurajojmë bashkëqytetarët e pavaksinuar. Duke filluar nga 1 shtatori mjekët e pavaksinuar do të pezullohen, e nuk dihet nëse pas vaksinimit ato do të kthehen sërish në pozicionet që kishin”, tha Oikonomou.

Sipas qeveritarit këto masa nuk merren për të ndëshkuar askënd apo të krijuar armiq, por për të mbrojtur të gjithë shoqërinë nga virusi i rrezikshëm.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi