MENU
klinika

Zinxhiri global i furnizimit

“Dhimbje koke” e re për kafen

30.08.2021 - 17:56

Një “dhimbje koke” e re në zinxhirin global të furnizimit me kafe është shkaktuar nga zgjatja e bllokimit në Vietnam, i cili është ende i prekur nga pandemia e koronavirusit. Vendi i Azisë Juglindore është një nga prodhuesit më të mëdhenj të varietetit “robusta”, i cili përdoret gjerësisht në kafenë e çastit dhe në shije të caktuara të ekspresit.

Bllokimi i zgjatur do të thotë që eksportuesit e kafesë e kanë të vështirë të transportojnë produktet e tyre në portet që lidhin Vietnamin me pjesën tjetër të botës. Në fund të fundit, portet e vendit janë pikat kryesore për rrjetet globale të transportit detar, që lidhin Azinë me Evropën.

Shoqata “Kafe-Kakao” e Vietnamit i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të lehtësojë kufizimet në mënyrë që të shmangen vonesat e mëtejshme të dërgesave. Po ashtu Brazili, prodhuesi më i madh i kafesë ka përjetuar probleme të mëdha nga pandemia