“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse dhëmballët e pjekurisë dalin keq?
Mjeku:Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është mungesa e hapësirës për një dalje normale të dhëmballës së pjekurisë. Duke mos gjetur hapësirë mjaftueshëm, dhëmballa ngec brenda mishit të dhëmbëve.
Ajo mund të ngelet totalisht brenda kur molari nuk e kalon mishin apo pjesërisht, kur një pjesë e tij del në sipërfaqe dhe bëhet e dukshme.
Një tjetër faktor është edhe vendosja jo e rregullt e dhëmbëve, që pengon daljen e tyre. Duke u rritur në këndin e gabuar, molari do të përplaset me struktura të tjera anatomike të gojës që do të pengojnë daljen e tij.
Nëse për shembull ,molari është i pjerrët apo horizontalisht, rritja do të pengohet nga molari tjetër që ndodhet para apo nga muri i pasëm i gojës.
Molarët e tretë, pra dhëmballët e pjekurisë mund të drejtohen nga brenda ose drejt faqes. Ka dhe faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e një dhëmballe të till si për shembull kur në moshën 17 deri në 25 vjeç keni vendosur ndonjë pjesëz të vogël, si për shembull “vida”.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim