Lufta 20 vjeçare e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka marrë fund. Mbrëmjen e djeshme, avioni i fundit është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit, duke i dhënë fund pranisë së trupave amerikane dhe të vendeve të NATO-s në Afganistan.
Kjo është konsideruar dhe si lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.
Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.
Në foton – që tashmë po bën xhiron e mediave botërore- shihet komandati i fundit amerikan që largohet nga Afganistani. Ai është Gjeneral Major Chris Donahue, komandant i Divizionit Ajror të 82-të.