MENU
klinika

Negociatat?

Ministri grek: Ballkani nuk duhet lejuar të kthehet sërish “fuçi baruti”

31.08.2021 - 18:05

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias nga Shkupi i bëri sërish sot apel Brukselit për të nxitur që të fusë në gjirin e familjes së saj Ballkanin Perëndimor, referuar negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Greqia dëshiron dhe mund të jetë aleati më i ngushtë i Maqedonisë Veriore. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë, ka çdo arsye dhe interes për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin.

Dhe ne gjithmonë u themi partnerëve tanë evropianë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të lejohet kurrë të bëhet përsëri “fuçi baruti” i Evropës. Ne po bëjmë çdo përpjekje për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor” tha Dendias.

Gjatë vizitës në Maqedoni, ministri i Jashtëm grek u takua me krerët më të lartë të shtetit në Shkup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takime me Zaev, Dimitrov dhe Osmanin

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Shkup


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi