05.11.2018 - 09:51
Në masivin pyjor midis Malit të Xhyrës dhe Malit të Dardhës, një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë.
Mësohet se flakët janë përhapur në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë.
Ndërkaq raportohet se ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak të mungesë së rrugës dhe terrenit të vështirë.
Drejt zonës ku ka rënë zjarri janë nisur forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Librazhdit dhe banorë të zonës. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.