MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i kuptojmë simptomat e një infarkti?

02.09.2021 - 10:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’I kuptojmë simptomat e një infarkti?

Mjeku: Mund të ndjeni dhimbje, shtrëngim ose diskomfort në kraharor. Mund të keni marrje fryme, djersitje dhe dhimbje në qafë, nofull ose shpatull.

Burrat dhe gratë mund të kenë simptoma të ndryshme. Burrat janë më të prirur të kenë djersë të ftohta dhe dhimbje që përhapet në krahun e majtë.

Gratë kanë më shumë gjasa të kenë dhimbje në qafë dhe shpatulla, djegie stomaku dhe marrje fryme. Mund të kenë edhe të vjella, lodhje dhe marrje mendsh. Disa javë para atakut në zemër, gratë mund të kenë simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe probleme me gjumin.

Çfarë duhet të bëjmë?

Nëse ju ose dikush që është me ju ka simptoma të një infarkti miokardi, duhet të telefonini menjëherë urgjencën. Nëse është vërtetë një infarkt, shanset për të mbijetuar janë më të mëdha nëse arrini në spital brenda 90 minutave. Gjatë kohës që jeni duke telefonuar, personi që po pëson atak duhet të marrë një aspirinë (përveç rasteve kur është alergjik ndaj aspirinës).

Si diagnostikohet?

Së pari kryhet një EKG, e cila tregon aktivitetin elektrik të zemrës, çka mund t`i ndihmojë mjekët për të parë për shenja të mundshme të një ataku në zemër. Gjithashtu, EKG mund të tregojë edhe se cila arterie është e bllokuar.

Teste të tjera që mund t`ju kërkohen janë analiza gjaku, të cilat detektojnë proteina që çlirohen nga qelizat kardiake pas dëmtimit të tyre.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arritje mjekësore

Çfarë nuk dinit për EKG