02.09.2021 - 11:31
Sikundër edhe pritej Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re Kuvendit të Shqipërisë.
“Lindita Nikolla e cila besoj se ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS do të marrë stafetën e Gramozit në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me kontribut dhe përvojë të gjatë në familjen tonë politike”, tha Rama.