Lindita Nikolla, e cila u prezantua më herët nga kryeministri si kryetarja e re e Kuvendit, në një prononcim të shkurtër për mediat tha se opozitës do t‘i krijohen hapësirat e nevojshme për të shprehur idetë e saj.
Po ashtu Nikolla nuk la pa falenderuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama për besimin në përzgjedhjen e saj në krye të Kuvendit.
“Më shumë përgjegjshmëri për të mësuar më të mirën e mundshme në detyrën e arbitres së veprimtarisë së Parlamentit. Duke krijuar hapësirat e nevojshme së pari opozitës, patjetër, për te shprehur idetë dhe mendimet e saj. Duke respektuar gjithçka që ai tempull i demokracisë meriton nga rregullorja, etika dhe gjithë momentet e tjera. Sot ajo që unë mund të them, është fakti që jam e mbushur plot, mendje e zemër, me një përgjegjshmëri të shtuar për të përmbushur maksimalisht të gjiithë besimin dhe pritshmëritë që PS dhe kryetari PS z. Edi Rama pati në këtë përzgjedhje”, tha Nikolla.