MENU
klinika

Çfarë thotë për Taulant Ballën

Niko Peleshi tregon si e priti rikonfirmimin si ministër i Mbrojtjes

02.09.2021 - 12:10

Niko Peleshi u rikonfirmua nga kryeministri Edi Rama si ministri i Mbrojtjes edhe në mandatin e tretë qeverisës.

Edhe pse kishte 8 muaj në këtë detyrë, Peleshi tha për mediat se ishte përgatitur për gjithçka, edhe për zëvendësimin pasi sipas tij “askush nuk është i pazëvendësueshëm.

E prisnit rikonfirmimin në detyrë?

Peleshi: Unë jam 8 muaj që shërbej në pozicionin e ministrit te Mbrojtjes por kur fillon një mandat i ri e qeveri e re është kryeministri që vendos. Ne s’jemi të pazëvendësueshCm.

S’më ka gënjyer ndonjëherë mendja se nuk ekziston ndonjë tjetër qe mund ta beje detyren me mire se une. Isha i përgatitur për gjithcka dhe emra të rinj që s’do kisha asnjë hatërmbetje.

Këtë argument dha ministri i Mbrojtjes edhe kur u pyet nga gazetarët për vendimin e kryeministrit Rama ndaj Taulant Ballës, që në këtë mandat të tretë e lë pa asnjë post politik.

Pyetje: Taulant Balla më i votuari në zgjedhjet er 25 prillit, a keni një shpjegim pse kryeministri i hoqi çdo post politik?

Niko Peleshi: S’mund të bëj komente të tilla. Kam dëgjuar sot e u bashkohem vlerësimeve për punën e Taulant Ballës, qoftë si drejtuesi politik qoftë si sekretar i Përgjithshëm.

Ai do vijojë të jetë kryetar grupi dhe drejtues politik qarku.

Unë nuk e lexoj si ju, si demotivim apo mos dhënie haku atij që i takon.

Ne s’jemi të pazëvendësueshëm e kemi detyrë të bëjmë punën tonë e mos mërzitemi kur dikush tjetër ecën me shpejt se ne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN