Damian Gjiknuri e sheh si një sfidë të vështirë detyrën e re që i është besuar si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit. Këto poste më parë i ka mbajtur Taulant Balla.
I pyetur nga mediat, nëse duhet të rikthehej si ministër në mandatin e tretë të qeverisë “Rama”, Gjiknuri tha se kjo nuk përbën shqetësim për të.
Duke komentuar tashmë detyrën e re për të drejtuar qarkun e Elbasanit, Gjiknuri u shpreh:
“Kandidimin e parë timin e kam pasur në Elbasan, detyrë e vështirë, sfidë e madhe aq më tepër me vizionin që paraqiti kryetari i partisë.
Kam eksperiencën time do bëj më të mirën time për ta cuar para. PS është konfirmar si një forcë fituese aktive e aftë për t’u vetë transformuar me vizion të qartë për të ardhmen.
Kam pasur lidhjet e mia me Vlorën e kam bërë rezultat të shkëlqyer për dy palë zgjedhje, rezultati më i thellë historik që është arritur bazuar në këtë.
S’ka rëndësi pozicioni i sfidës së drejtimit të PS është sfidë shume e madhe jam një njeri i investuar gjatë në këtë parti, kjo është një pritshmëri e mirë dhe për mua.
S’kam ndonjë shqetësëim në këtë drejtim”.