Ishte Camilla Cabello këngëtarja që rrëmbeu 4 statuja nga 7 nominime në “MTV Europe Music Awards”, versioni europian i çmimeve të ish-rrjetit muzikor.
Amerikania e lindur në Kubë, 21-vjeçaremori çmimet si: “artistes më të mirë”, të “videos” dhe “këngës” më të mirë për “Havana”, si dhe atë të “artistes më të mirë amerikane”.
Ndërkohë, në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për muzikën nuk ka mbetur pa u vlerësuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila rrëmbeu çmimin si “artistja më e mirë e muzikës pop”.
Në skenën e “MTV European Music Awards” shkëlqeu edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila me performancën e saj, nga një vaskë banjoje në një skenë qendrore që ngrihet, e rrethuar nga 100 balerinë, elektrizoi publikun me “I’m a mess”.
Lista e plotë e ndarjes së çmimeve:
Best Artist
Camila Cabello
Best Video
Camila Cabello, Havana ft. Young Thug
Best Song
Camila Cabello, Havana ft. Young Thug
Best Pop Artist
Dua Lipa
Best New Artist
Cardi B
Best Look
Nicki Minaj
Best Hip-Hop Artist
Nicki Minaj
Best Live Artist
Shawn Mendes
Best Rock Artist
5 Seconds of Summer
Best Alternative Artist
Panic! At The Disco
Best Electronic Artist
Marshmello
Biggest Fans
BTS
Best World Stage
Alessia Cara: MTV Spotlight @ Hyperplay, Singapore 2018
Best US Act
Camila Cabello
Global Icon
Janet Jackson