MENU
klinika

Foto

“Një roje shqiptar”, kryevepra e piktorit serb

02.09.2021 - 14:16

Edhe sot ajo ka kaq shumë impakt, kaq ndikim dhe joshje, aq sa çdo koment, shkujdersje dhe përfytyrim hiri të krenarisë së luftëtarëve, që është skalitur në atë kohë dhe mbetet i njëjtë pasqyrues i vërtetë dhe realist, sa vetë piktura e mjeshtrit serb

Nga Albert VATAJ

Paja Jovanović është një nga piktorët më të mëdhenj serbë. Shqiptarët mërguan për herë të parë në Egjipt si ushtarë dhe mercenarë në gjysmën e dytë të shekullit 18, duke bënë emër dhe duke fituar respekt në luftën osmane për të dëbuar trupat franceze në vitet 1798-1801. Mehmet Ali Pasha (1769-1849) themeloi dinastinë shqiptare të Egjiptit, e cila zgjati deri në vitin 1952. Në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20, shumë shqiptarë të tjerë u vendosën në Egjipt për arsye ekonomike dhe politike. Pas rënies së dinastisë, me Revolucionin egjiptian të vitit 1952, komuniteti shqiptar u zvogëlua dhe humbi ndikimin.

Nëpërmjet kësaj pikture, mjeshtri përcjell një reale që ngjall edhe sot pas kaq vitesh një ëndje të nxitur nga një serë komponentësh, të cilët e shndërrojnë këtë vepër në një simbolikë shprehëse të asaj tradite, e cila ka mbetur e plazmuar në histori, si një vezullim. Piktori serb, një nga mjeshtrat më të zëshëm të pikturës realiste, jo vetëm me tablonë “Një roje shqiptar”, por edhe me një seri të begatë krijimi, ka përcjellë përshkueshmërinë e të vërtetës së atij ceremonialiteti dhe asaj bukurie, asaj force dhe atij impakti burrëror të rojeve dhe ushtarakëve shqiptarë që i shërbyen dinastisë shqiptare të Egjiptit.

Dritshmëria, me të cilën Paja Jovanović skalit një reale kaq imponuese, është në vetvete ai vezullim, ajo hijeshi dhe ajo krekosje ceremoniale. Edhe sot ajo ka kaq shumë impakt, kaq ndikim dhe joshje, aq sa çdo koment, shkujdersje dhe përfytyrim hiri të krenarisë së luftëtarëve, që është skalitur në atë kohë dhe mbetet i njëjtë pasqyrues i vërtetë dhe realist, sa vetë piktura e mjeshtrit serb. Çdo komponent dhe element dëshmues në këtë tablo, që nga veshja, armatura, stolisja, deri tek shprehia e fytyrës, mënyra e qëndrimit të këtij rojeje, janë një ansambël hijeshije dhe force imponuese.

Ky roje nuk është në këtë krekosje pompoze për të imponuar frikë, por bukuri dhe energji. Karakteristikat dalluese e bashkëafrojnë atë me gjithë sivëllezërit e tjerë që i shërbyen kësaj dinastie të fuqishme, dhe u bënë subjekt i lakmueshëm për mjeshtrat e tablosë, të cilët përcollën jo vetëm shkëlqimin e Egjiptit nën Mehmet Ali Pashain, por edhe rëndësinë dhe vlerat që kumtoi shpura e mercenarëve dhe besatarëve të oborrit të pashait shqiptar që nisi karrierën si taksambledhës dhe përfundoi me shndërrimin e Egjiptit në një Perandori të fuqishme civilizimi.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale