MENU
klinika

Emrat e zgjedhur

Krahasimi PS-PD, Rama dhe Basha zgjedhin skuadrat, gati “përplasja e brirëve”

02.09.2021 - 19:40

Pushimet e verës i kanë lënë vendin nisjes së sezonit të ri politik. Dy partitë kryesore, PS që nis rrugëtimin për mandatin e tretë radhazi dhe PD, që përgatitet për aksionin e ri kundër qeverisë kanë rifreskuar partinë për betejën e radhës, që janë zgjedhjet lokale të 2023. Brenda pak ditësh, fillimisht Lulzim Basha dhe sot Edi Rama zgjodhën kupolën e re e partive që drejtojnë. Surprizat ishin të mëdha te të dy palët. Pas humbjes së tretë resht, kryedemokrati u besoi më shumë pushtet grave dhe emrave të rinj në sekretariate, por numri i dy i partisë, Gazment Bardhi nuk lëvizi nga posti.

Bardhi në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik në Elbasan, ku si për ironi të fatit, Edi Rama këtë qark përpos postit të sekretarit të përgjithshëm të socialistëve, ia besoi Gjiknurit. Përballë Taulant Ballës në Kuvend, demokratët kryetar grupi zgjodhën Alfred Rushajn. Postin e sekretarit organizativ, Basha ia besoi Ervin Minarollit, ndërsa Edi Rama vendosi Blendi Klosin. Gara për dixhitalizimin e partive është mes Etjen Xhafajt dhe Endri Hasës. Etilda Gjonaj dhe Albana Vokshi janë drejtueset e forumit të gruas. Më poshtë, Abcnews.al sjell emrat e zgjedhur nga Edi Rama dhe Lulzim Basha për të drejtuar forumet e partive.

Skuadra e Edi Ramës

Kreu i partisë
Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri

Kreu i grupit të PS
Taulant Balla

Sekretarët e Partisë Socialiste
Blendi Klosi-Sekretar Organizativ
Anila Denaj-Sekretare për Burimet Njerëzore
Romina Kuko-Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë
Etilda Gjonaj-Sekretare për Rolin e Gruas
Etjen Xhafaj-Sekretar për Dixhitalizmin
Bojkena Basha-Sekretare për Rininë në PS

Kryesia e re e PS-së
Ditmir Bushati
Erion Braçe
Pandeli Majko
Ilir Beqja
Arben Pëllumbi
Armando Subashi
Belinda Balluku
Evis Kushi
Ogerta Manastirliu
Mimi Kodheli
Olta Xhaçka
Blerina Gjylameti

Drejtuesit e qarqeve të PS-së
Erion Veliaj-Tiranë
Damian Gjiknuri-Elbasan
Taulant Balla-Fier
Arben Ahmetaj-Vlorë
Edona Bilali-Shkodër
Elisa Spiropali-Kukës
Ardian Çela-Durrës
Bledi Çuçi-Berat
Mirela Kumbaro-Gjirokastër
Ulsi Manja-Dibër
Bledi Klosi-Lezhë

Skuadra e Lulzim Bashës

Kryetari i partisë
Lulzim Basha

Sekretar i përgjithshëm
Gazment Bardhi

Kryetar i grupit të PD-së
Alfred Rushaj

Nënkryetar
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma

Kryetar i këshillit kombëtar të partisë Demokratike
Edi Paloka

Kryetar i komisionit të apelimit, integritetit dhe etikës
Flutura Açka

Kryetar i komisionit zgjedhor
Jemin Gjana

Sekretar organizativ
Ervin Minarolli

Sekretar i burimeve njerëzore
Arta Sakja

Sekretar për emigracionin dhe diasporën
Belind Këlliçi

Sekretar për pronarët dhe ceshtjen e pronave
Ledina Mandia

Sekretar për klimën e biznesit
Flamur Hoxha

Sekretare për të përndjekurit politik
Jonila Godole

Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore
Ivi Kaso

Sekretar për marrëdhëniet me publikun
Greta Bardeli

Sekretar i koordinimit elektoral
Taulant Zeneli

Sekretar për organizatat partnere
Orjela Nebiaj

Sekretar për organizimin dixhital
Endri Hasa

Kryetare e lidhjes demokratike të gruas
Albana Vokshi

Sekretar i marrëdhënieve me jashtë
Arben Kashahu

Zëdhënëse
Ina Zhupa

Kryesia e re e PD-së
Agron Gjekmarkaj
Aldo Bumci
Dhurata Tyli (Çupi)
Ervin Salianji
Fitim Zekthi
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Juela Hamati
Kreshnik Çollaku
Lindita Metaliaj
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Tomor Alizoti

Abcnews.al

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”