Ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së re dhe Sekretarët e rinj të Partisë Socialiste.
Teksa konfirmoi një pjesë të madhe të ministrave në detyrë, e kundërta ndodhi me Sekretariatet, të cilët u ndyshuan plotësisht. Damian Gjiknuri mori vendin e Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm i PS, ndërkohë që Blendi Klosi u zgjodh në vend të Arben Pëllumbit në postin e Sekretarit Organizativ, me Pëllumbin që u zgjodh si anëtar i Kryesisë.
Etjen Xhafaj do të jetë Sekretari i ri Digjital, teksa zëvendëson në këtë post Blerina Gjylametin, ndërsa Kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla, u zëvendësua nga Anila Denaj në postin e Sekretares për Burimet Njerëzore.
Teuta Vodos nuk iu besua sërish posti i Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke u zëvendësuar nga Romina Kuko, teksa ish-ministri Gent Cakaj i lë vendin 20 vjeçares Bojkena Basha si Sekretare e Rinisë në PS. Pa post në Ps ngeli edhe Ilir Beqaj, pasi u shkrinë Sekretariati i Emigracionit dhe ai për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve.
Sekretarët e rinj të PS-së:
Sekretari Organizativ të PS Blendi Klosi
Sekretai i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri
Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
Sekretari i Burimeve Njerëzore Anila Denaj
Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj
Sekretare e Marrdhënieve Ndërkombëtare, Romina Kuko
Sekretare e Rinisë e PS, Bojkena Basha
Sekretarët e larguar nga PS:
Taulant Balla- Sekretar i Përgjithshëm
Arben Pëllumbi– Sekretar Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral
Damian Gjiknuri-Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Alfred Peza– Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat
Blerina Gjylameti– Sekretar për organizimin Digjital
Ilir Beqaj– Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj- Sekretar Për Emigracionin
Teuta Vodo– Sekretar Për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Lindita Nikollaj– Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjes
Gent Cakaj– Sekretar për Rininë