MENU
klinika

Suksesi historik

Kosova merr fitoren e parë për eliminatoret e Botërorit

02.09.2021 - 20:02

Kosova arrin fitoren e parë në eliminatoret e një Botërori. Dardanët mposhtën Gjeorgjinë në transfertë me rezultat minimal 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 18-të dhe ishte një autogol i Davit Khocholava.

Kjo fitore ngrit Kosovën në vendin e tretë në Grupin B të kualifikimeve për Katar 2022. Pjesa e parë e ndeshjes filloi shumë më mirë për Kosovën. Në 18’, Valon Berisha do të krosonte për të Muriqi, i cili goditi topin me kokë, por atë e devijoi Khocholava në rrjetin e tij.

Deri në fund të ndeshjes Kosova pati edhe dy dalje përpara, por që nuk arriti që të shënojë gol. Flagrant rasti në pjesën e dytë i Lirim Kastratit. Kosova do të shënonte në minutën e 86-të edhe një gol tjetër, por VAR do ta cilësonte atë në pozitë jashtë loje.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin