MENU
klinika

Boshnjaku nis aventurë të re

Barcelona largon edhe Pjanic, prezantohet në Turqi

03.09.2021 - 22:28

Barcelona largon edhe një tjetër futbollist për këtë sezon. Miralem Pjanic do të luajë këtë sezon te Besiktas i huazuar. Një dhuratë e katalanasve për klubin e madh të Stambollit, duke qenë se 70% të rrogës do t’ia paguajnë pikërisht ata mesfushorit boshnjak.

Praktikisht, mbi 5 mln euro Barcelona dhe 2.3 mln euro Besiktasi. Me duart lart si shqiponjë që simbolizon klubin e Besiktas, Pjanic ka përshëndetur tifozët…

Ndërkohë, ai në një postim tjetër përdori shprehjen e famshme të tifozëve turq në rrjetet sociale poshtë profilit të një lojtari “eja te Besiktas”…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN