Ushqimi duhet të shijohet ngadalë për arsye të ndryshme. E ngrëna e shpejtë nuk e ndihmon trupin të djegë yndyrnat dhe të parandalojë trejten, ndaj mos hani me nxitim.
Ja katër arsyet:
Ju lejon të shijoni ushqimin
Të ngarkuar nga lodhja, nxitimi ose shumë mendime të ndryshme që mund të kemi në kokë, shpesh harrojmë të shijojmë ushqimin që kemi në tryezë përpara. Një përtypje e ngadaltë mund të na lejojë të shijojmë plotësisht atë çka konsumojmë.
Asnjë problem me stomakun
Ata që vuajnë nga refluksi i gastritit duhet të dinë se përtypja luan një rol shumë të rëndësishëm. Ngrënia e ushqimit me shpejtësi nënkupton rritjen e rrezikut të refluksit: ushqimi dhe acidet rriten dhe shkaktojnë djegie. Ndaj duhet të hamë gjithmonë ngadalë!
Ndihmon në mbajtjen e peshës optimale
Një nga arsyet kryesore pse duhet të hamë ngadalë është pesha. Në këtë mënyrë ne e lejojmë trupin të zvogëlojë ndjenjën e urisë dhe prandaj të mos e teprojmë me ushqime të tjera gjatë ditës.
Kundër lodhjes
Duke fjetur menjëherë pasi hani, ju jep probleme me tretjen. Përtypja e shpejtë dhe e gabuar, ju jep gjithashtu edhe ndjenjën e bezdisë, lodhjes. Në të kundërt, nëse hani ngadalë ju mund të merrni shumë energji.
Herës tjetër që do të hani, bëni mirë t’i mbani parasysh pikat më lartë!