MENU
klinika

Shkodër

Plagosje me armë zjarri, qëllohet me dy plumba 45-vjeçari

04.09.2021 - 10:59

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës.

Ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Huba, rreth 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, ku gazetari Nikshiqi sjell dhe pamjet e para në redaksinë e “BalkanWeb”, e cila shihet se është rrethuar nga policia.

Mësohet se 45-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

 

 

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha