MENU
klinika

Shkodër

Plagosja me armë, policia blindon zonën

04.09.2021 - 11:00

Policia e Shkodrës në një informacion paraprak për plagosjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune pranë shkollës Pyjore tha se 54-vjeçari i cili është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Panorama” konfirmoi se i plagosuri është shetasi Nikolin Huba.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Për blutë e Shkodrës, aktualisht janë të paqarta rrethanat në të cilat është plagosur 54-vjeçari.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.