MENU
klinika

Kërkimi i trupit në lumin Vjosa

Familjarët gjejnë pas 4 ditësh trupin e 59 vjeçares

05.11.2018 - 12:26

Trupi i 59 vjeçares Manushaqe Nexhipi u gjet nga familjarët e saj pas 4 ditësh kërkimi në lumin Vjosa.

59-vjecarja Nexhipi nga fshati Ferras u deklarua e zhdukur që prej të premtes nga familjarët e saj.

Rreth mesditës së kësaj të hëne rrjedha e Lumit Vjosa e ka nxjerrë trupin e 59-vjecares afër banesës ku ajo jetonte.Sipas bashkëshortit të të ndjerës, Manushaqe Nexhipi kishte tentuar edhe herë të tjera të kryente një veprim të tillë.

Tre polumbarë të forcave RENEA  u angazhuan gjatë ditës së dielë për gjetjen e 59-vjecares Manushaqe Nexhipi, por me pas i  ndërprenë kërkimet.

Më herët familjarët kishin bërë kërkime vetë me varka dhe mjete rrethanore. 59-vjecarja, nënë e dy fëmijëve ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë si dhe vuante nga skleroza sipas familjarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN