Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë për hapjen e spitalit Covid-3.
Manastirliu thotë se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës për t’iu përgjigjur fluksit në spitale.
Ajo thekson se synimi tashmë është frenimi i përhapjes së pandemisë në vend dhe për të lehtësuar pasojat.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
👩🏻⚕️👨⚕️Forca ekipit të Spitalit #Covid3️⃣ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.
👉🏼 Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.
#MbroJetën #VaksinohuSot🌼