MENU
klinika

Zv/ministrja greke e Shëndetësisë

Ku ka shpërthime të COVID-19, do u vihet kyçi shkollave

04.09.2021 - 19:42

Greqia do të ndjekë strategjinë e mbylljes së shkollave në rast se sheh shpërthime të COVID-19. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mina Gaga deklaroi se aty ku do të vihet re përhapje masive e virusit do të merret menjëherë masa.

“Ne fillojmë me masa shumë të kujdesshme. Ne do të jemi në krye (të situatës), do të monitorojmë. Protokolli është i rreptë. Nëse ka një shpërthim, shkolla do të mbyllet. Do të shohim, “tha zv.ministrja.

Nga ana tjetër Dr.Gaga theksoi se Greqia nuk ka për të detyruar asnjë nxënës mbi 12 vjeç të vaksinohet edhe pse rekomandimi thotë të kundërtën.

“Ne fillojmë me masa shumë të rrepta. Ekziston një rekomandim i fortë për vaksinim (për studentët e moshës 12 vjeç e lart), por nuk do t’i detyrojmë fëmijët të vaksinohen, pavarësisht se e rekomandojnë atë, “tha Gaga, pergatiti BW.