Ironi e fatit, kështu mund ta quajmë përballjen e nesërme të Kosovës ndaj Greqisë, sfidë që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Kjo lidhet me datat. Para 17 viteve, më 4 shtator 2004, Kombëtarja shqiptare mundi Greqinë 2-1 në Tiranë. Një nga fitoret historike, kjo edhe për faktin se helenët vinin si kampionë të Evropës.
Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë, Greqia nuk është ajo e dikurshmja, madje Kosova i mori barazim në fushën e vet dhe duke fituar në Gjeorgji, e la pas në renditje. Por të dielën këron ta mposhtë për ta lënë njëherë e mirë pas…
Në konferencën për shtyp për media të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur optimist, edhe pse tifozët do të jenë në një numër shumë të kufizuar:
“Është shumë e rëndësishme për ne. Nuk e di për 10% të tifozëve apo më shumë, por stadiumi nuk është plot, shpresoj që shumë shpejt të jetë 100%. Jam i lumtur që do të ketë disa tifozë dhe shpresoj që të ketë edhe më shumë”.