MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Franca ngec sërish, Holanda “shfryn” ndaj Malit të Zi

04.09.2021 - 22:45

Përfundojnë ndeshjet e dyta kualifikuese të Botërorit për muajin shtator. Pas ndalesës në shtëpi 1-1 me Bosnjën në shtëpi, sërish kampionët e botës nuk shkojnë më shumë, teksa 1-1 fiksohen shifrat edhe në Ukrainë.

Ishin vendasit ukrainas që shënuan në fundin e pjesës së parë me Shaparenkon dhe me këtë rezultat përfundoi ky fraksion. Në të dytën, Martial barazoi në 50’, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.

Gjithsesi, Franca kryeson grupin me 9 pikë, ndjekur nga Finlanda dhe Ukraina me 5. Kualifikimi nuk duket problem për “Gjelat”, madje sonte nuk kishin në radhët e tyre edhe Mbappe për shkak dëmtimi.

Holanda nuk gabon dy herë radhazi. “Tulipanët” fitojnë 4-0 në shtëpi me Malin e Zi. Fitorja e parë për trajnerin Van Gaal pas rikthimit në krye të kombëtares. Holanda kryeson së bashku me Norvegjinë me nga 10 pikë.

Danimarka fitoi vetëm 0-1 me Ishujt Faroe në fundin e ndeshjes. Vendasit mbetën me 10 vetë dhe danezët përfituan. Kualifikimi për Danimarkën nuk duket problem tani. Spikati surpriza e Izraelit, që mposhti 5-2 Austrinë. Skocia fitoi 1-0 me Moldavinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin