MENU
klinika

Bilanc tragjik në Kosove brenda një javë

Katër gra shtatzëna humbën jetën nga Covid-19

05.09.2021 - 10:13

Bilance tragjike vijnë nga Kosova këto ditë, ku 4 gra shtatzëna kanë humbur jetën nga Covid-19 brenda një jave. Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe.

38-vjeçarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.
Ndërkohë, të premten koronavirusi i mori jetën edhe një 28-vjeçareje nga Vushtrria, e cila ishte po ashtu shtatzënë.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen. Sipas shefit të klinikës së Mjekimit Intensiv Covid, Mentor Alimusaj, aktualisht në këtë klinikë po trajtohet edhe një grua tjetër shtatzënë në gjendje të rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i shefit të Infektivit në Kosovë

“Mund të shfaqen edhe variante të reja të kovit”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat